Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ekzekutimi i biznesmenit Gramoz Memaj në Ksamil ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin, ndërsa autorët ishin katër. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në “Opinion” se pistat ku policia dhe prokuroria po hetojnë janë tre.
“Pas vrasjes makina e autorëve është larguar në drejtim të Butrintit, por nuk kanë paguar faturën te trau, përmes të dhënave që do të merren nga pika e shërbimit, do të ketë edhe të dhëna dhe një lloj identikiti të personave.
Para 10 vitesh Mema ka jetuar në Britani, rrethi i tij shoqëror janë persona të skeduar, kjo është pista e parë. Dy ditë më parë debatoi me një të alkoolizuar, por kjo është pak e vakët.
Një detaj tjetër, po flitet edhe për lidhje problematike që ka pasur me një grua që mendohet se kishte një martesë, dhe që ky kishte një lidhje jo të shëndetshme, kishte tradhti bashkëshortore në mes. Ai jetonte herë pas here në Tiranë” tha ajo.
Biznesmeni jetonte me nënën, nuk ishte i martuar.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor