18 njerëz kanë vdekur nga një zjarr të hënën në një fabrikë që merrej me përpunimin e kimikateve në Indi. Këtë e bëri të ditur policia lokale.
Policia tha se 20 njerëz i mbijetuan flakës dhe trupat e djegur e të gjithë të vrarëve ishin gjetur, raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv.
Një hetim është urdhëruar nga zyrtarët e lartë të provicës ku ndodhi tragjedia.
Zjarri ishte në një fabrikë ku prodhuesi kimik “SVS Aqua Technologies” bën produkte duke përfshirë pastrues dore.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një tufë të trashë tymi që dilte ndërsa ekipet e zjarrfikësve luftuan me flakën.
Kryeministri Narendra Modi ofroi ngushëllimet e tij përmes Twtterit.
Zyra e tij tha se të familjarët e të vdekurve do të merrte 200 mijë rupi Indian (dy mijë e 750 dollarë) nga një fond ndihme, dhe njerëzit që u plagosën do të merrnin 50 mijë rupi indiane.
“SVS Aqua Technologies” deri tani nuk ka komentuar mbi rastin.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj