Një veturë me targa të Kosovës përfshihet në një aksident në rrugën e Kombit

20:20 | 7 Qershor 2021
Arbresh.info

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit.

Në aksidentin e ndodhur në afërsi të Fanit, Mirditë, janë përfshirë një veturë me targa të Kosovës dhe një me të Shqipërisë.

Raportohet se në këtë ngjarje ka pasur persona të lënduar.

Shkaqet e aksidentit dhe numri i të lënduarve ende nuk janë bërë të ditura./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme