Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj, vizituan sot Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, ku u pritën nga kryetari i Bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët: Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021.
U bisedua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Kryeministri Kurti theksoi nevojën e prioritizimit të veprimeve, në mënyrë që ARKEP të udhëheqë vendin në fushat e rëndësishme për zhvillim./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit