Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë muaj pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Nga partia ku Kurti është kryetar, Lëvizja Vetëvendosje, është thënë se mund të kërkohet hapja e arkivave me informacione për fatin e të pagjeturve.
Vetëvendosje thekson se kjo gjë do të mund t’u jepte qetësi familjarëve./arbresh.info/
“1639 është numër i madh, shumë më i madh kur bëhet fjalë për njerëz, persona, të dashur, familjarë, që vazhdojnë të jenë të zhdukur, ende të pagjetur. Serbia ka arkiv sepse krimet janë kryer nga shteti serb, andaj edhe do të duhej t’i hapë ato dhe ta ndajë informacionin e nevojshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kjo do t’iu jepte qetësi familjarëve dhe gjithë shoqërisë që tash e më shumë se dy dekada pret të dijë për fatin e tyre. Qeveria jonë do të vazhdojë ta kërkojë hapjen e arkivit dhe do ta shtyjë këtë çështje në secilën qendër të rëndësishme evropiane dhe tej oqeanike”.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...