Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë dozën e dytë të vaksinës Astra- Zeneca.
Ai është vaksinuar në sallën “1 Tetori në Prishtinë”, ka njoftuar MSh.
Kurti ishte vaksinuar në muajin mars, kur kishin arritur dozat e para të vaksinave. Ai ishte shprehur se këtë nuk po e bënë si privilegj por si siguri për të gjithë ata që hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Njoftimi i plotë i MSH-së
Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.
Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës.
Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë.
Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19./arbresh.info/
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore