Politikani i burgosur opozitar Aleksei Navalny është transferuar nga spitali i burgut në dhomën e tij të burgut në rajonin Vladimir.
Një zyrtar i burgut ka thënë më 7 qershor se kritiku i Kremlinit është kthyer në qytezën Pokrov prej nga do të marrë pjesë në seancë gjyqësore përmes video-lidhjes.
Navanly është transferuar në një dhomë spitali në muajin prill, pasi pati nisur grevën e urisë, duke kërkuar që mjekë të pavarur ta kontrollonin për dhimbjet në shpinë dhe gjymtyrë.
Navalny i ka dhënë fund grevës 24-ditore më 23 prill, pasi mjekët civilë janë lejuar që ta kontrollojnë.
Gjykata e distriktit Petushki është duke zhvilluar seancë më 7 qershor për dy padi të Navalnyt ndaj qendrës së burgut.
Navalny ka akuzuar autoritetet e burgut se i kanë shkelur të drejtat e njeriut duke ia dërguar gazetat me disa pjesë të shkëputura dhe duke ia refuzuar qasjen në libra.
Navalny është arrestuar në muajin janar, pasi ka arritur në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas helmimit në Siberi.
Autoritetet evropiane kanë thënë se teset laboratorike kanë treguar se ai është helmuar me agjent nervor Noviçok, në gusht të vitit të kaluar.
Ai ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për dhënie të urdhrit për helmim, gjë që mohon Kremlini.
Një gjykatë në Moskë ia ka shndërruar dënimin me kusht në dënim me burgim prej 2 vjet e gjysmë, për një akuzë që Navalny e konsideron të motivuar politikisht.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...