Fushata Ndërkombëtare për Shkatërrim të Armëve Bërthamore, ka thënë se shtetet që kanë armë bërthamore, kanë rritur shpenzimet e tyre në këto armë për 1.4 miliard dollarë vitin e kaluar, ndërkohë që bota ka qenë duke u përballur me pandeminë e koronavirusit.
Shtatë shtete kanë ndarë 72.6 miliardë dollarë më 2020, çka përfaqëson rritje prej 1.97 për qind në krahasim me shpenzimet e vitit 2019, ka thënë organizata Fushata Ndërkombëtare për Shkatërrim të Armëve Bërthamore, në raportin e saj të fundit.
“Ndërkohë që shtretërit janë mbushur me pacientë, mjekët dhe infermierët kanë punuar me orar të shtuar dhe ka pasur mungesa të pajisjeve mjekësore, nëntë shtete kanë ndarë 72 miliardë dollarë për armët e tyre të shkatërrimit në masë”, është thënë në raport.
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 37.4 miliardë në arsenal bërthamor më 2020, më shumë se gjysma e shumës totale, është thënë mes tjerash në raport.
Kina besohet të ketë shpenzuar rreth 10 miliardë dollarë dhe Rusia 8 miliardë dollarë.
Nëse analizohen bashkërisht, shtetet që kanë armë bërthamore, duke përfshirë Britaninë, Francën, Indinë, Izraelin, Pakistanin dhe Korenë Veriore kanë shpenzuar 137,000 dollarë në çdo minutë më 2020.
Rritja në shpenzime nuk ka ndodhur vetëm teksa pandemia ka shkatërruar ekonomitë në botë, mirëpo edhe në kohën kur shumë shtete janë bashkuar për të ndaluar armët bërthamore./REL/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...