Leutrim Rexhepi është fitues i garës së parë në disiplinën e auto sllallomit në kuadër të Kampionatit të Kosovës në automobilizëm.
Anëtari i AK Ferizaj me Golf 3 GTI deri te fitorja arriti me kohën 03:46.213 minuta (dy vozitje asnjë penallti), duke dëshmuar se është ndër garuesit më të mirë në këtë disiplinë.
Në pozitën e dytë, me vonesë prej 02.715 sekonda u rendit Fatos Krasniqi i Prizreni D&G me Opel Corsa, ndërsa pozita e tretë i takoi Pajtim Qupevës me Audi A3. Anëtari i Eurogoma RT pati kohë prej 03.52 199 minuta.
Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prizreni D&G, pozita e dytë i takoi Ferizajt ndërsa e treta ishte Prishtina RT.
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në fundjavën e ardhshme, me garën e disiplinës malore, e cila mbahet në Grashticë.
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...