Pavarësisht pandemisë COVID-19, qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e vikendit.
Gjatë së premtes dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 261 autobusë.
Policia tregon se në tri rajonet kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë./telegrafi/
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë