Turqia do të dhurojë 30.000 vaksina “Sinovak” për Maqedoninë e Veriut, njoftoi mbrëmë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili dje pasdite shoqëroi Kryeministrin Zoran Zaev në Stamboll, ku ata patën një darkë pune me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, na tha se ata do të dhurojnë 30.000 vaksina nga prodhuesi Sinovak.
Ky gjest i solidaritetit është një tregues tjetër i miqësisë dhe bashkëpunimit të sinqertë midis dy vendeve. Falënderime të mëdha për popullin turk dhe Presidentin Erdogan”, shkroi Filipçe në Facebook.
Pas takimit, u njoftua se u diskutuan temat aktuale dhe zhvillimi i bashkëpunimit të ndërsjellë./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...