Google ADS

Carovska nuk ka përgjigje konkrete se si do të vazhdojë viti i ri shkollor

21:21 | 5 Qershor 2021
A Z

Rreth 15,000 maturantë sot filluan me provimin e maturës shtetërore. Sipas marrëveshjes së Ministrisë së Arsimit me Lidhjen e nxënësve të shkollave të mesme, kësaj here maturantët do kenë provime në dy lëndë të jashtme dhe dy të brendshme. Ministrja e Arsimit Carovska u uroi sukses maturantëve, por ende nuk ka përgjigje konkrete se si do të vazhdojë viti i ardhshëm shkollor.

“Në momentin kur Qeveria së bashku me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet ngjitëse e do të marrin qëndrim përfundimtar për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor dhe mënyrën se si do të fillojë, opinioni dë të informohet”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Deri ku është konkursi për përmbajtjen e librave digjital, si po rrjedh procedura dhe a jeni të kënaqur?

“Po, deri më tani ne jemi të kënaqur me të gjitha proceset për përgatitje për vitin e ardhshëm shkollor në pjesën e klasës së parë dhe të katërt”, tha Carovska.

Të ngjashme