Google ADS

Isa Mustafa: Nuk kam çfarë t’i them VV-së që e ka kallur Kosovën kundër Asociacionit

20:59 | 5 Qershor 2021
S D

Isa Mustafa ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i dialogut Kosovë – Serbi për një kohë, nuk ka asnjë këshillë për Albin Kurtin, i cili brenda ditësh do të marrë rrugën për Bruksel, njëjtë si Mustafa dikur.

Një nga temat që pritet të diskutohet në takimin e parë në mes të Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç pritet të jetë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe ndonjë variant i tij.

“Qeverisë së VV-së që e ka kallur Kuvendin dhe Kosovën kundër Asociacionit, nuk kam çfarë i them”, ka thënë Isa Mustafa në një përgjigje me shkrim për Albanian Post.

“Ajo tani merr vendime, nuk proteston”, ka vazhduar ai.

Mustafa që akuzohej se në Bruksel po e copëton Kosovën me nënshkrim të Asociacionit, thotë se ai kurrë s’ka nënshkruar ndonjëherë për themelimin e bashkisë së komunave.

“Ajo që unë kam nënshkruar është marrëveshje e parimeve, jo marrëveshje për themelim e Asociacionit, sepse unë e kam trashëguar Ligjin i cili është votuar me mbi 2/3 e deputeteve”, bohon Mustafa.

Ish-lideri i LDK-së e ka fjalën për Ligjin për themelimin e Asociacionit “që ekziston Ligj i veçantë, i miratuar në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes së parë ne vitin 2013”.

Përkundër se për qeverinë e Kurtit nuk ka ndonjë këshillë, Mustafa e ka një ide se çfarë duhet të bëhet me Asociacionin.

“Tani ose duhet ai Ligj të shpallet i pavlefshëm me 2/3 e votave të deputetëve ose duhet të implementohet”.

Pak a shumë për Mustafën ka të bëjë me vullnetin politik të pozitës.

“Nëse nuk ka vullnet te implementohet, duhet të abrogohet Ligji”, pohon ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme