Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Kina t’i japë botës 10 trilion dollarë dëmshpërblim për shkak të pandemisë COVID-19, për të cilën Trump fajëson krejtësisht Pekinin. Gjatë deklaratës së dërguar me e-mail tek të gjithë mbështetësit e tij të regjistruar, Trump ka sulmuar edhe epidemiologun e Shtëpisë së Bardhë, Antony Fauci, për të cilin ka thënë se ka përgjegjësi të plotë për nxjerrjen e të dhënave të financimeve amerikane për Institutin e Virologjisë në Wuhan.
“Tani që të gjithë, edhe armiqtë e mi kanë filluar të thonë që Trump kishte të drejtë kur theshte që virusi ka ardhur nga Kina. Shkëmbimi i mesazheve mes Faucit dhe kinezëve është tregues i qartë se nuk duhet të harrojmë këtë çështje. Kina duhet t’i paguajë Amerikës dhe botës 10 trilion dollarë dëmshpërblim për vdekjet dhe katastrofën që shkaktoi”– ka shkruar Trump mes të tjerash në komunikatën e tij, transmeton tp.
“Triumfi” moral i Trump vjen nga fakti që deri para pak ditësh në rast aludimi se virusi kishte origjinë laboratorike nga Kina, rrjetet sociale censuronin dhe në disa raste dhe pezullonin profilet që përhapnin këto ide si “keqinformuese”, ndërkohë pas studimeve të bëra kjo praktikë është ndërprerë dhe Washington-i zyrtar e njeh si mundësi reale origjinën laboratorike të virusit, një qëndrim që Trump e ka mbajtur që në muajt e parë të shpërthimit të pandemisë dhe për të cilin u akuzua nga mediat për racizëm kundër kinezëve.
Antony Fauci është gjithnjë dhe më shumë në shënjeshtër të republikanëve në Senat, pasi u zbulua se ai kishte dijeni dhe kishte shkëmbyer e-mail-e ku diskutohej “armatosja” e koronaviruseve në laboratoret kineze dhe financimi amerikan për to. Megjithatë, ai vazhdon të këmbëngulë se ka më tepër gjasë që COVID të ketë lindur nga një mbartës kafshë, ndonëse studimet kanë treguar se lakuriqët e natës (për të cilët u aludua fillimisht se ishin origjina e virusit), nuk janë mbartës të mirë dhe virusi e ka më të vështirë të mbijetojë tek to, sesa tek njerëzit.
Presidenti amerikan Biden ka urdhëruar shërbimet inteligjente të investigojnë këto pretendime dhe në ndihmë të tij është vendosur edhe shërbimi sekret britanik.
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se diel...
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi