Google ADS

Katër persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

15:51 | 5 Qershor 2021
L G

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një mjet transportues-kamion dhe një veturë).

Ahemti pohon se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete ( një mjet transportues -kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme