Cengiz Ünder shihet të jetë çelësi për prurjen e Granit Xhakës tek Roma.
Sipas “Corriere dello Sport”, turku është çelësi i duhur që do ta bënde marrëveshjen për sjelljen e Xhakës në “Stadio Olimpico” një realitet, transmeton lajmi.net.
Granit Xhaka është shëndrruar në objektivin kryesor për Jose Mourinhon për mesfushën e Romës.
Kontakte ndërmjet klubeve ka pasur ku Arsenali kërkon 25 milionë euro.
Ndërkohë Roma ka ofruar 15 milionë. Por zgjidhja mund të mbetet tek Cengiz Under, pasi turku nuk po gjen vend në formacionin “Giallorossi” dhe largimi i tij është i paevitueshëm.
Sipas gazetës, Under mund të përdoret në ujdinë e Xhakës ku Roma do ta ofronte futbollistin si shkëmbim ose edhe një shtesë të parave.
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara