Ish-Nën Presidenti Mike Pence tha të enjten se nuk ishte i sigurt nëse ai dhe ish-Presidenti Donald Trump do të binin ndonjëherë dakord lidhur me atë që ndodhi më 6 janar. Komentet e tij u bënë në darkën vjetore për ndarjen e çmimeve Lincoln-Reagan të Komitetit Republikan të Qarkut të Hillsborough-ut në shtetin Nju Hampshër.
“Siç e thashë atë ditë, 6 janari ishte një ditë e errët në historinë e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por falë veprimit të shpejtë të Policisë së Kapitolit dhe strukturave federale të zbatimit të ligjit dhuna u shua. Ju e dini që Presidenti Trump dhe unë kemi folur shumë herë që kur jemi larguar nga detyra dhe nuk e di nëse do ta biem ndonjëherë dakord mbi atë që ndodhi atë ditë”, tha ish nënpresidenti.
Ky ishte komenti më i zgjeruar që zoti Pence ka bërë lidhur sulmin e dhunshëm të 6 janarit, kur mbështetësit të irrituar të ish-Presidentit Trump sulmuan Kapitolin. Disa prej tyre hidhinin thirrje si “Varni Mike Pence-n!”. Zoti Pence, i cili drejtonte një sesion të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit, ku po zhvillohej procesi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, tha se ai nuk gëzonte kompetenca për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden.
Megjithatë gjatë fjalimit të tij zoti Pence vlerësoi ish-Presidentin Trump disa herë dhe akuzoi demokratët se po kërkonin t’i mbanin gjallë ngjarjet e 6 janarit për të larguar vëmendjen nga axhenda liberale e Presidentit Biden. Që nga largimi nga detyra në janar, zoti Pence ka qenë i angazhuar me Fondacionet “Heritage” dhe “Young America”./VOA
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...