Aktori turk, Necati Şaşmaz është akuzuar së fundmi nga ish-bashkëshortja se e ka rekrutuar djalin e tyre në një kult fetar.
Nagehan Kaşıkçım ka publikuar një video nga sekti “Kadiri Nejati Shashmaz”, ku bën pjesë aktori dhe djali.
“Djali im tetëvjeçar ishte viktimë e këtij kulti. Ata e shohin si udhëheqës dhe i puthin dorën. Nuk dua që fëmijët e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore “ u shpreh Nagehan.
Gjithashtu ajo ka treguar se djali është dërguar nga Necati në një vend të mbyllur ku kishte njerëz shumë të mëdhenj, të cilët u mblodhën rreth tij për të bërë disa lëvizje, që ai nuk mund t’i kuptonte, të cila ishin kundër vullnetit të tij.
Mirëpo këto akuza janë hedhur poshtë nga avokatët e Sasmaz të cilët kanë deklaruar se kulti nuk është i vërtetë si dhe ritet e përshkruara nga ish-bashkëshortja.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...