Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mirëpritur me shumë emocion fitoren e Kosovës ndaj Luksenburgut, në kategorinë e femrave në hendboll.
Kosovaret bardhëkaltra, triumfuan ndaj kolegeve nga shteti i Beneluksit, me rezultat 32-27 teksa Kurti e shfrytëzoi këtë moment edhe për një fotografi, në të cilën shihet duke bërë me duar shqiponjën, si simbol i kombit shqiptar.
”Hendbollistet e Kosovës sonte ngadhënjyen mbi përfaqësuesen e Luksemburgut me rezultat 33:27. Ishte ky një dominim i vazhdueshëm me lojë tejet të bukur dhe shumë energjike sonte në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Kjo fitore ju bashkangjit asaj të mbrëmshmes mbi ekipin e Qipros në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.
Në pushim të ndeshjes, bashkë me zëvendës-ministren Daulina Osmani biseduam me tri hendbolliste tonat. Arlinda Hajdari (lindur në 2001, Danimarkë), Areta Istrefi (lindur në 2002, Gjermani) dhe Mirjeta Bytyqi (lindur në 1997, Slloveni). Lojtarja jonë kyçe Arlinda ishte e lënduar dhe po e ndiqte nga tribinat motrën e saj të shkëlqyeshme Marigonën”.
“Në ekipin e Luksemburgut ishte edhe një hendbolliste me mbiemrin Dautaj me prejardhje nga Deçani, kurse selektori dhe trajneri i parë i Kosovës është bashkatdhetari ynë Agron Shabani, i shkolluar në Luksemburg, ku edhe jeton e vepron.
“Kosova është shtet i diasporës, shumë më tepër seç mendohet. Sa shumë që jemi gjithandej. Dhe, sa shumë që e duam vendin tonë, tek i cili rikthehemi përherë”.”Urime të gjithëve kjo fitore e vajzave tona hendbolliste!”, shkruan mes tjerash Kurti në Facebook./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...