Google ADS

Sarri mund të jetë trajneri i ri i Lazios

22:43 | 4 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Maurizio Sarri është shum afër të merr postin e trajnerit të Lazios.

Sipas mediave italiane, Maurizio Sarri mund të nënshkruajë kontratën e tij me Lazion në 24 orët e ardhshme, një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 3 milionë euro plus bonuse.

Sarri u takua me presidentin e Lazios, Claudio Lotito mbrëmë, pastaj agjenti i Sarrit, Fali Ramadani foli me drejtorin e Lazios, Igli Tare sot.

Ramadani tani po i paraqet kontratën Sarrit, me një vendim që pritet të merret së shpejti.

Lazio ka nevojë për një trajner të ri pas largimit të Simone Inzaghit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme