“Nga emigrant pa letra, me hitin numër 1 në Gjermani”

16:34 | 4 Qershor 2021
L G

Mozzik dhe Loredana janë ndër çiftet më të dashura jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Gjermani.

Rikthimi i tyre në krahët e njëri-tjetrit gëzoi padyshim fansat, teksa po përkthehet edhe në sukses të madh në muzikë për ta.

5 ditë më parë, dyshja publikoi këngën e tyre të parë të albumit që po sjellin bashkë, me titull “Rosenkrieg”, në të cilën tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes.

Kjo këngë është përqafuar menjëherë nga dëgjuesit në Gjermani dhe renditet e para për momentin në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë Mozzik me anë të një postimi në Instagram, duke ndarë edhe një shkrim prekës për kohën kur jetonte në Gjermani si emigrant, ku shkruan:

“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Kur isha fëmijë kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani.

E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme