Google ADS

Maqedoni, pandemia ngadalë po shuhet, rritet numri i personave të vaksinuar

10:07 | 4 Qershor 2021
V. S.

Numrat e rasteve të reja shënojnë rënie, ndërsa numri i personave të vaksinuar kundër coroanvirusit nga dita në ditë rritet. Në pikat vaksinale në Maqedoni deri dje janë vaksinuar 241.368 qytetarë. Janë aplikuar gjithsej 362.710 doza, ndërsa të rivaksinuar janë 121.342 qytetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me shifrat e fundit, 47 për qind e popullatës mbi 70 vjet dhe 41 për qind e popullatës mbi 65 vjet tashmë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Nga dita e djeshme filloi edhe vaksinimi i të sëmurëve kronikë, pacientë të sëmurë dhe me rrezik nga coronavirusi të moshës 20-40 e të cilët janë paraqitur për vaksinim deri më 30 prill 2021.

Siç njoftoj ministri Filipçe, tashmë ka ardhur informacioni nga përfaqësuesit e “Sinovac” ku pritet që gjatë shtatë ditëve të ardhshme të arrijnë 500 mijë vaksina.

Po ashtu priten edhe 20 mijë vaksina nga Greqia dhe 50 mijë nga Bullgaria, ndërsa Bullgaria planifikon të dhurojë vaksina AstraZeneca./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme