Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), pranoi se në operacionet e kryera në rajonet e luftës në vitin 2020 janë vrarë 23 civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, në raportin e tij të cilin Kongresi e ka kërkuar të përgatitet çdo vit që nga viti 2018 dhe një pjesë e të cilit nuk është bërë publike, thekson se vitin e kaluar 23 civilë kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur në operacionet e ushtarëve amerikanë jashtë vendit.
Në humbjet e jetëve të civilëve kryeson Afganistani me 20 vdekje, dy të tjerat në Irak dhe Somali, ndërsa vdekja e 23-të nuk njoftohet se ku ka ndodhur.
Për humbjet e jetëve të civilëve Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka ndarë një buxhet dëmshpërblimi prej 3 milionë dollarë thuhet në raportin ku tërhiqet vëmendja se më parë nuk është paguar dëmshpërblim në një shumë të tillë.
Pretendohet se viktimat civile që janë deklaruar në operacionet e SHBA-së janë rreth 5 herë më shumë
Ndërsa në një deklaratë në faqen e internetit të Platformës Airwars me qendër në Britani e cila ndjek vdekjet e civilëve në rajonet e luftës, pretendohet se vdekjet e civilëve të përjetuar në operacionet e SHBA-së janë rreth 5 herë më të larta se ato në raportin e Pentagonit.
Në deklaratë pretendohet se 102 civilë janë vrarë vetëm në sulmet ajrore të SHBA-së.
Në anën tjetër, në deklaratën e Platformës Airwars thuhet se sipas të dhënave të Misionit të Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Afganistanit (UNAMA), vetëm në Afganistan kanë humbur jetën 89 civilë dhe 31 të tjerë janë plagosur në operacionet ajrore të SHBA-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...