Google ADS

Arrestohet një person për shmangie nga tatimi

22:30 | 3 Qershor 2021
Arbresh.info

Në vazhdën e hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë kompetente, sot me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me ATK-në, ka arrestuar një person të dyshuar mashkull (viti i lindjes 1967), pronar i një firme.

I njëjti dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.

Ndaj personit të dyshuar prokurori kompetent ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orëve për procedura të mëtejme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme