8 vjeçari në kohë lufte, nuk e kupton pse Gjykata Speciale e ftoi në cilësinë e dëshmitarit

22:21 | 3 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Ishte vetëm 8 vjeçar gjatë luftës në Kosovë, por Fahri Fazliu ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e cila po heton pretendimet për krime lufte të kryera nga UÇK-ja të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.

Fazliu për arbresh.info i cili sipas ftesës duhet të paraqitet në Hagë më 23 qershor,  thotë se beson që ftesa për të është një gabim.

“Kam marrë ftesën, më 23 qershor duhet të paraqitem në Hagë në cilësinë e dëshmitarit. Besoj se është bërë ndonjë gabim ftesa që më është dërguar mua”, shprehet ai.

Fazliu po ashtu thotë se nuk e di se për çfarë rasti është ftuar

Ai thotë se ka bërë kërkesë që paraqitjen ta bëjë në Kosovë, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka arrestuar disa ish-luftëtarë të UÇK-së, përfshirë edhe ish-udhëheqësit e saj, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi etj./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme