Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me trendin e vaksinimit të popullatës kundër Covid-19.
Ai në një shkrim autorial ka thënë se me trendin aktual bota nuk do të mund të vaksinohet para vitit 2023.
“Pandemia ende po vret mijëra njerëz çdo ditë dhe, me ritmin aktual, e tërë bota nuk do të vaksinohet para vitit 2023”, ka shkruar ai raporton arbresh.info.
Sipas tij nëse vazhdon mungesa e vaksinimit, do të prodhohen tensione gjeopolitike dhe do të frenojë aktivitetin politike
“Nëse ky hendek i vaksinimit vazhdon, ai rrezikon ta përmbysë trendin e rënies së varfërisë dhe pabarazive globale në dekadat e fundit. Një dinamikë e tillë negative do ta frenonte aktivitetin ekonomik dhe do t’i rriste tensionet gjeopolitike. Kostoja e mosveprimit do të ishte me siguri shumë më e lartë për ekonomitë e përparuara sesa ajo që ne kolektivisht do të duhej ta paguanim për ta ndihmuar vaksinimin në mbarë botën. Prandaj, BE-ja e mirëpret planin 50 miliardë dollarësh të propozuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të qenë në gjendje që ta vaksinojmë 40% të popullsisë botërore në vitin 2021 dhe 60% të saj deri në mes të vitit 2022”, thotë Borrell.
Ky zyrtarë i lartë i BE-së, ka akuzuar disa shtete që sigurimin e vaksinave po e lidhin me qëllime politike dhe “nacionalizimin e vaksinave”
“Për ta arritur këtë qëllim, ne kemi nevojë për veprim shumëpalësh të bashkërenduar ngushtë. Ne duhet t’u rezistojmë rreziqeve që i paraqet “diplomacia e vaksinave”, me të cilën sigurimi i vaksinave po lidhet me qëllimet politike dhe “nacionalizmin e vaksinave”, duke i rezervuar vaksinat për vetvete. Ndryshe nga të tjerët, BE-ja i ka refuzuar të dyja që nga fillimi i pandemisë. Deri tani, ne kemi qenë aktori i vetëm global që po vaksinon popullatën e vet ndërsa, në të njëjtën kohë, eksporton sasi të mëdha të vaksinave dhe që i ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme shpërndarjes së vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta. Evropianët mund ta ndjehen krenarë për këtë fakt”, ka shkruar Borrell ndër të tjera./arbresh.info.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...