Google ADS

Vuçiq beson se do të arrijë një zgjidhje me Kurtin

19:28 | 3 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, beson se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Ai këtë e ka shprehur përmes një postimi në Facebook, pas takimit që ka zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialog Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

Ai ka shkruar se dialogu do të vazhdojë së shpejti, raporton arbresh.info.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiq në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme