Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga kjo pozitë.
Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës në mars të këtij viti.
Përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, thuhej se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.
Ndryshe, Xhevdet Smakiqi mori besimin e një bordi që u emërua nga Qeveria Hoti, por në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Smakiqi u vë në këtë pozitë pasi i njëjti ishte kandidat për deputet për Nismën Socialdemokrate, shkruan Reporteri.net.
Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.
Xhevdet Smakiqi ishte zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, më 5 mars nga Bordi i Përkohshëm i kësaj kompanie./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...