Deri më tani janë vaksinuar 74 mijë e 500 persona në Kosovë

12:59 | 3 Qershor 2021
M. A.

Është duke vazhduar edhe sot marrja e vaksinave doza e para për qytetarët dhe doza e dytë për personelin shëndetësorë

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri më tani  janë vaksinuar 74 mijë e 500 persona.

“Aktualisht deri në këto qastë në sallën 1 Tetori kemi mbi 450 të vaksinuar. Nëse u referohemi nivelit të vendit kemi rreth 1600 persona të vaksinuar. Total që nga fillimi janë dhënë 74 mijë e 500 doza të vaksinave. Çdo gjë deri më tani ka ecur shumë mirë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme