Google ADS

Mbi 3.7 milion viktima nga COVID-19 në botë

12:54 | 3 Qershor 2021
V. S.

Mijëra raste të infektuara me COVID-19 po vazhdojnë të regjistrohen në shtete të ndryshme në botë, derisa edhe numri i viktimave nga ky virus vazhdon të jetë i lartë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, numri i viktimave nga COVID-19 në botë ka shkuar në 3 milion e 707 mijë e 801.

Sipas kësaj faqe, deri tani në botë me COVID-19 janë infektuar 172 milionë e 466 mijë e 982 persona.

Ndërsa, 155 milionë e 123 mijë e 265 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me koronavirus me 34 milionë e 154 mijë e 305 raste dhe 611 mijë e 20 viktima, pastaj India me 28 milionë e 441 mijë e 986 raste dhe 338 mijë e 13 viktima dhe Brazili me 16 milionë e 720 mijë e 81 raste të reja dhe 467 mijë e 706 viktima./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme