Austri: 34% e qytetarëve janë pozitivë, 27% janë negativë ndaj BE-së

12:43 | 3 Qershor 2021
V. S.

Vetëm 34 për qind e austriakëve aktualisht kanë një qëndrim pozitiv ndaj BE-së, e cila është 14 për qind nën mesataren e Bashkimit, sipas një sondazhi të Eurobarometrit.

Nga ana tjetër, 27 për qind e austriakëve kanë një qëndrim negativ ndaj BE-së dhe 39 për qind kanë një qëndrim neutral.

Kështu, 47 për qind e të anketuarve në Austri besojnë se gjërat në BE po zhvillohen në drejtim të gabuar.

Sidoqoftë, 53 për qind e austriakëve janë të kënaqur me masat e BE-së kundër pandemisë së virusit korona, e cila është mbi mesataren e BE-së prej 48 për qind.

Hulumtimi tregon se shumica e austriakëve dhe qytetarëve të BE-së deklaruan se më shumë kompetenca për tejkalimin e pandemisë duhet t’i dorëzohen Unionit.

Për sa i përket solidaritetit midis vendeve të BE-së, 51 për qind e austriakëve theksojnë se nuk është e kënaqshme./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme