Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se nga dita e sotme ka filluar të bëhet pagesa për mbrojtje sociale, fëmijërore dhe sociale për muajin maj 2021.
Nga MPPS njoftojnë se shfrytëzuesit e këtyre të drejtave që kanë kartelë debitore mund të marrin paratë nga bankomatet e bankave.
“Me qëllim që të shmanget turma para bankave dhe të mundësohet mbrojtja më e madhe në kushte nga rreziku nga COVID-19, shfrytëzuesit e këtyre të drejtave që nuk kanë kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe sipas radhitjes alfabetike”, sqarojnë nga MPPS.
Ata shtojnë se nga 3 qershori pagesa do të bëhet për personat mbiemri i të cilëve fillon me A, B, V,G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, dhe nesër për pjesën tjetër.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...