Simiq thotë se Kurti po ik nga dialogu

12:18 | 3 Qershor 2021
V. S.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, deklaroi sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ikën nga dialogu me Beogradin.

Simiq, tha se kryeministri Kurti po ikën nga dialogu dhe se Prishtina nuk është i gatshëm të arrijë një zgjidhje kompromisi që do të respektojë interesat e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Simiq tha se sjellja e Kurtit, i cili njofton se do të shkojë në Bruksel për të diskutuar të ardhmen, dhe jo vazhdimin e dialogut të mëparshëm, nuk është një befasi për serbët në Kosovë, raporton Tanjug.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme