Chelsea thuhet se ka marrë një vendim për të ardhmen e deri në njëmbëdhjetë lojtarëve të ekipit të parë ndërsa ata kërkojnë të përtërijnë skuadrën këtë verë.
Blutë mund të kenë fituar Ligën e Kampionëve, por ata tashmë po synojnë përmirësime ndërsa kërkojnë të fitojnë edhe Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, deri në njëmbëdhjetë lojtarë mund të largohen këtë verë nga skuadra e ekipit të parë të Bluve.
Lojtarët që janë në largim e sipër janë Tammy Abraham, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek, Davide Zappacosta, Emerson Palmieri, Tiemoue Bakayoko , Fikayo Tomori dhe Christian Pulisic.
Tomori është afër bashkimit me Milanin, ku kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim.
Besohet se shitjet e lartpërmendura mund të gjenerojnë një fitim të jashtëzakonshëm prej 180 milionë funte.
Olivier Giroud është jashtë kontratës, ndërsa Billy Gilmour dhe Conor Gallagher mund të largohet në huazim për të paktën një sezon.
Në anën tjetër, lojtarët që synojnë të blihen janë Romelu Lukaku, Declan Rice dhe Adama Traore. /Telegrafi/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...