Zyratre, Zurich nuk ia rinovon kontratat Kolollit dhe Kryeziut

08:56 | 3 Qershor 2021
Arditë Shkodra

FC Zurich ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratat e Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut.

Dyshja kanë qenë titullar te skuadra zvicerane, por kontrata iu skadoi në verë, transmeton lajmi.net.

Zurich përmes një komunikate falënderoi dy lojtarët duke iu uruar suksese në të ardhmen.

“Ka disa ndryshime në FC Zurich. Kontratat e Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut nuk do rinovohen në verë. Ne duam t’i falënderojmë Benji dhe Heki për punën e tyre dhe iu urojmë sukses dhe fat në të ardhmen”, shkruhet në komunikatë.

 

Kololli iu bashkua Zurichut në vitin 2018 dhe brenda tri viteve zhvilloi 92 ndeshje, duke shënuar 26 gola dhe regjistruar 19 asistime.

Ndërkohë, qendërmesufshori Kryeziu gjithashtu u transferua në vitin 2018 duke shënuar dy gola brenda 77 ndeshjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme