Administrata gjyqësore e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II ndaloi punësimin e “emigrantëve me ngjyrë ose të huajve” të paktën deri në fund të viteve gjashtëdhjetë, është shkruar në dokumentet e zbuluara rishtas që do të rinisin diskutimin për familjen mbretërore britanike dhe racizmin.
Dokumenti zbulon se Pallati Buckingham ka negociuar klauzola të diskutueshme, të cilat vazhdojnë të mbesin në fuqi, transmeton portal arbresh.info
Sipas Guardian, Mbretëresha dhe familja e saj përjashtohen nga ligjet që parandalojnë diskriminimin racor dhe gjinor.
Dokumentet u zbuluan në Arkivat Kombëtare si pjesë e kërkimit të vazhdueshëm të Guardian, se si Familja Mbretërore përdor një procedurë të fshehtë parlamentare për të ndikuar në përmbajtjen e ligjeve britanike jashtë syve të publikut.
Pallati Buckingham nuk ka pranuar të përgjigjjet në lidhje me pyetjet e bëra mbi këtë, por ka theksuar se gjatë viteve 1990 ishin punësuar edhe njerëz me ngjyrë dhe emigrant.
Gjatë viteve 1960, ministrat e qeverisë britanike u përpoqën të futnin ligje që do të bënin të paligjshme çdo refuzim për të punësuar një individ në bazë të përkatësisë së tij racore ose etnike, por Mbretëresha Elizabeth II ishte e përjashtuar nga ato ligje të barazisë për më shumë se katër dekada./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...