Një tjetër vrasje në Shqipëri, vritet një person në Lushnje

01:13 | 3 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kësaj radhe në Lushnje.

Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas burimeve policore nga tvklan.al, është vrarë pronari i një lokali. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier i Ri në Lushnje.

Nuk dihen rrethanat dhe dinamika e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe për të kapur autorin/ët e vrasjes./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme