Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Vlorës, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Viktima është Altin alias Shkëlzen Velaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji” në një pallat, sikurse duket edhe nga fotot e siguruara nga tvklan.al.
Fillimisht viktima mbeti i plagosur, por ndërroi jetë disa minuta më vonë për shkak të plagëve të rënda. Rrethanat dhe dinamika është e paqartë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore të cilat kanë bërë rrethimin e skenës së krimit. Nuk ka të dhëna as për autorin/ët.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar e arrestuar autorët.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?