Të shtëna me armë në Vlorë, një i plagosur

00:51 | 3 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një person ka mbetur i plagosur këtë mesnatë në qytetin e Vlorës pas një ngjarje kriminale.

Tvklan.al mëson se në lagjen “24 Maji” ka patur të shtëna me armë zjarri. Personi i plagosur është Altian alias Shkëlzen Velaj, thonë burimet nga vendngjarja.

Krimi ka ndodhur në një pallat, sikurse duket edhe në foton e siguruar nga tvklan.al.

Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës si dhe për kapjen dhe identifikimin e autorit/ëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme