Google ADS

Pandemia shtyu drejt varfërisë rreth 100 milionë punëtorë

00:25 | 3 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Pandemia ka shtyrë mbi 100 milion punëtorë të tjerë në varfëri, tha OKB, ku u theksua se kjo erdhi si pasojë e humbjës së vendeve të punës dhe shkurtimit të orarit të punës.

Në një raport, Organizata Ndërkombëtare e Punës e KB (ILO) paralajmëroi se kriza e tregut të punës të krijuar nga pandemia është shumë larg nga përfundimi, transmeton portal arbresh.info

Sipas ekspertëve situata nuk pritet të përmisohet para viti 2023.

Raporti vjetor i ILO-s për Punësimin Botëror dhe Social Outlook tregoi se në botë janë humbur rreth 75 milionë vende pune për shkak të pandemisë.

Besohet se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rreth 23 milion njerëz që do të vuajnë nga papunësia.

Covid-19 “nuk ka qenë vetëm një krizë e shëndetit publik, por ka qenë gjithashtu një krizë punësimi dhe njerëzore,” u tha gazetarëve shefi i ILO-s Guy Ryder.

Raporti tregoi se papunësia globale pritej të qëndronte në 205 milion njerëz në 2022 – shumë më e lartë se 187 milion në 2019.

Megjithatë, situata rreth papunësisë është shumë më e keqe sesa paraqitet në shifra.

Në vitin 2020, 8.8 përqind e orëve globale të punës u humbën krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 – ekuivalenti i 255 milion vendeve me kohë të plotë.

Sipas raportit, kriza ka goditur më së shumti gratë, të cilat janë larguar nga puna shumë më shpejt sesa burrat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme