Partitë opozitare në Izrael kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re, e cila do t’i jepte fund 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.
Yair Lapid, udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se është formuar një koalicion uniteti me tetë fraksione, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Nën një marrëveshje rotacioni, kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina, Naftali Bennett, do të shërbente si kryeministër i pari përpara se t’i dorëzohej Lapid.
Megjithatë, ende duhet një votim parlamentar përpara se qeveria të kryejë betimin.
“Unë premtoj se kjo qeveri do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve izraelitë, atyre që e votuan atë dhe atyre që nuk e bënë atë. Ajo do të respektojë kundërshtarët e saj dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të bashkuar dhe lidhur të gjitha pjesët e shoqërisë izraelite”, tha Lapid në një letër drejtuar Presidentir Reuven Rivlin.
Presidenti Reuven Rivlin i ka bërë thirrje Parlamentit që të mblidhet sa më shpejt për të votuar.
Nëse koalicioni nuk arrin të fitojë mbështetjen e një mazhorance në Knesset me 120 vende, ekziston rreziku që vendi të shkojë në zgjedhje për herë të pestë në dy vjet./arbresh.info/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani