Një shtëpi në një lagje të Vushtrrisë, sot u përfshi nga zjarri.
Si pasojë u dogjën dy kate të këtij objekti banimi, megjithatë pronari i shtëpisë, Florim Sinani, ndërsa foli për klankosova.tv, tregoi për një veçanti të këtij rasti.
Ai pohoi se ishte libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, ai që i shpëtoi këtij zjarri.
“Të gjitha janë djeg!”.
”Të gjitha sendet që ishin në katin e tretë, përveç Kuranit”, tha ai.
Sinani tha se ky libër i shenjtë po mbahej në një kuti e cila sipas tij edhe ajo u dëmtua.
”…edhe kutia e Kuranit edhe mbajtësja ku kishte qenë, vetëm Kurani nuk është djegur”, shton ai.
Këtë ngjarje Sinani e publikoi edhe në “Facebook” paraprakisht, duke ndarë imazhin e gjithë shtëpisë, ndërsa shkruante:
”Shpija u kall po fjala e t’madhit ALLAH jo!”.
Shkaktari i gjithë këtij dëmi nuk është bërë ende i ditur por që fatmirësisht pronari i kësaj shtëpie tha se nga ky zjarr, nuk ka asnjë të lënduar.
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos