Ministria e Shëndetësisë: 3,057 testime dhe 48 të shëruar
Situata e Covid në Shqipëri sa vjen e përmirësohet. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar sërish asnjë viktimë, njësoj si një ditë më parë. Ndërkohë pas 3,057 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.
Edhe në spitale situata po përmirësohet, pasi aktualisht po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive dhe prej ditësh nuk ka asnjë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 379 qytetarë pozitivë me Covid që po trajtohen dhe në banesa./tvklan.al/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...