Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj mediumit zviceran të cilit i dha intervistë, duke thënë se ka pohuar gënjeshtra se UÇK-ja ka kryer vrasje pas përfundimit të luftës.
Gërvalla nëpërmjet një postimi në Twitter tha se nëse janë kryer krime, ato i kanë bërë individët, e jo UÇK-ja.
“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, shkroi Gërvalla në Twitter.
“Gjatë gjenocidit në Kosovë, burra dhe gra të panumërta në UÇK-së, FARK-ut dhe të tjerët sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar civilë të pafajshëm nga asgjësimi serb. Liria e medias gjithmonë duhet të mbrohet. Por kështu është e vërteta”, tha ajo./reporteri/
1/2 Die @NZZ hat die falsche Tatsachenbehauptung publiziert, dass nach dem Ende des Krieges die UÇK Morde begangen hätte.
Die UÇK wurde nach der Befreiung Kosovas im Juni 1999 aufgelöst. Wenn Verbrechen begangen worden sein sollen, dann von Individuen, nicht von der UÇK.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 2, 2021
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...