Kryeministri, Albin Kurti, që me gjasë do të përballet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve, la të nënkuptohet se në Bruksel nuk do të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe.
“Takim i parë, dhe aty do të shohim çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”, deklaroi Kurti para medieve.
Por, paraditen e sotme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Kurti nuk ka nevojë “të niset për Bruksel nëse nuk vjen për Asociacionin”.
Asociacioni është zotim që kanë nënshkruar liderët e mëhershëm qeveritarë, por që asnjëherë nuk u zbatua.
Për kryeministrin Kurti, takimi që pritet të mbahet në gjysmën e qershorit, është hera e parë që do ta ketë përballë Vuçiqin, duke mos përfshire takimin në mesin e rreth 30 pjesëmarrësve në konferencën e sigurisë ne Mynih.
“Do ta kemi një diskutim në Kuvend për gjendjen e deritanishme të procesit të dialogut të kaluar. Për të parë ku ndodhemi sa i përket marrëveshjeve të kaluara, zbatimit të tyre dhe ndikimit të tyre”, deklaroi Kurti kur u pyet për platformën e dialogut të kërkuar nga opozita./arbresh.info/
Vuçiq: Nëse Kurti s’vjen për ‘Zajednicën’ në Bruksel, mos të vijë fare – Arbresh.info
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë