Plani i Vetëvendosjes për kryetarin e Prishtinës

14:38 | 2 Qershor 2021
arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se kjo lëvizje ende nuk e ka emrin për kryetar të Prishtinës.

“Këshilli i qendrës e vendos, dhe do të ketë proces të brendshëm në përputhje me statutin dhe sigurisht do ta kemi një kryetar që ne duam dhe i duhet Kryeqytetit”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

Presidentja, Vjosa Osmani, tashmë ka filluar konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme