Google ADS

Kurti për zgjedhjet lokale: Sa më shpejtë të mbahen aq më mirë për demokracinë

14:28 | 2 Qershor 2021
arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, tha se zgjedhjet lokale sa më shpejtë të mbahen aq më mirë për demokracinë.

“Muaji tetor do të duhej të ishte muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Por, sa për neve sa më herët zgjedhjet aq me mirë është. Presidentja pas konsultimit me partitë tjera në fund do ta përcaktojë një datë shumë të rëndësishme edhe për demokracinë dhe qeverisjen e mirë komunale. Sa më herët aq më mirë. Por, gjithçka tregon që tetori do të jetë muaj i zgjedhjeve”, është shprehur Kurti pas takimit

Me 22 tetor të vitit 2017 janë mbajtur zgjedhjet në 38 komunat e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme