Vaksina e tretë ruse CoviVac, 80% efektive kundër COVID-19

12:02 | 2 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Vaksina e tretë ruse kundër COVID-19, CoviVac, është më shumë se 80% efektive sipas të dhënave paraprake.

Qendra Chumakov mund të prodhojë gjashtë herë më shumë se 10 milion doza, që kishte planifikuar më parë gjatë këtij viti.

Kjo është vaksina e tretë që Rusia ka aprovuar në vend pas miratimit të vaksinës së parë Sputnik V, e cila ka rezultuar 91.6% efektive në parandalimin e Covid-19.

Rusia ka raportuar 5,081,417 raste dhe 121,873 që nga fillimi i pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme