Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit për “Vjedhje të rëndë në vazhdim” janë 20 dhe 22 vjeçar, të cilët ishin të dënuar me nga 2 vjet burgim, shkruan arbresh.info.
Stacioni policor në Ferizaj, ka arrestuar dy persona në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Ferizajt, dënim burgimi, me nga 2 vjet : N.A 20 vjeçar dhe E.R 22 vjeçar
Që të dy ishin të kërkuar për të njëjtën vepër penale, në bashkëkryerje “Vjedhje e rëndë në vazhdim” .
“Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës , policia ka hasur në rezistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’, njofton policia.
Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...