Arkitekti Përparim Rama, i cili ditë më parë u prezantua nga Lumir Abdixhiku si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, ka folur për vendimin e tij që t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit.
Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se Prishtina ka një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e tij personal e profesional.
“Jam nga Prishtina, kam lindur në Prishtinë dhe kam jetuar këtu deri në moshën 16 vjeçare, prej vitit 2004 deri tash e kam studion në Prishtinë, tash e 17 vite jam edhe në Prishtinë dhe në Londër. Prishtinën e dua me shpirt se jam prej këtij vendi dhe ma ka dhënë bazën të jem ai që jam, këtu i kam mësuar gjërat fillestare, nga familja, nga shkolla nga miqtë”, është shprehur Rama, njofton Klan Kosova.
“Për atë arsye mundohem që ndërlidhja ime me Prishtinën të zhvillohet edhe më shumë për mua dhe për të dashurit e mi, dhe për ta ndihmuar këtë vend për gjeneratat e reja, prandaj ndërlidhja ime me Prishtinën është dashni, dashni mes meje dhe Prishtinës”.
Ndonëse është duke garuar nën petkun e Lidhjes Demokratike, Rama tha se është apartiak, dhe se punën e kryetarit të komunës e sheh më shumë si menaxhim.
“Nuk mendoj që gara për kryetar të Prishtinës është politike, më shumë është menaxhim i strukturave të kryeqytetit, është një projekt, një proces i cili duhet të menaxhohet në mënyrë të mirëfilltë. Unë jam apartiak dhe nuk kam qenë kurrë politik, politika është sekondare, mirëpo menaxhimi është primar. Si arkitekt menaxhoj projekte gjatë gjithë kohës”.
“Si ekzekutiv i kompanive të mija menaxhoj kompanitë, njerëzit, proceset prej fillimit, prej ideve deri te zbatimi i tyre. Kështu që e shoh edhe zhvillimin e Prishtinës si menaxhim, duhet të menaxhohet, të jetë një menaxhim i mirëfilltë me vizion të mirëfilltë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.
“Ti dua sytë që më shikojnë…”- Arioni ulet në gjunjë dhe i s...
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...